“Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullin e tij” – Vjen reagimi i Gëzim Kelmendit për Qeverinë

19:20 | 16 Maj 2021

Kurti doli me deklaratë për sulmet e Hamasit

Kujtojmë se MPJ e Kosovë, të dielën përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij.

Tutje, MPJ kërkon që të ndalet dhuna dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore.

Por ndaj këtij qëndrimi të MPJ-së ka reaguar, kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, i cili thotë se sot Qeveria Kurti me votat e myslimanëve del në mbështetje të terrorit ndaj myslimanëve.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Ja pra, kjo është “drejtësia” e qeverisë Kurti, e cila me votat e myslimanëve fitoi zgjedhjet, ndërsa sot zyrtarisht doli në mbështetje të terrorit ndaj myslimanëve në Palestinë nga regjimi i Izraelit.

Për këtë drejtësi të Kurtit kanë folur shumë figura publike në Kosovë.

Shumë prej tyre kanë bërë thirrje që ” ma mirë një ate”ist i drejtë, se një mysliman i padrejtë”.

Edhe pse kishin gabuar ngase nuk e kishin provuar ende drejtësinë e Albin Kurtit, por nga pasimi i verbër ndaj tij, kishin keq interpretuar këtë parim Islam.

Dhe sot qeveria Kurti me votat e myslimanëve del në mbështetje të terrorit ndaj myslimanëve.

Tmerr!

Gëzim Kelmendi

Komento: