Izraeli kryen “sulmin më të largët” ndaj Iranit

18:03 | 15 Qershor 2025

Trupat ushtarake të Izraelit kanë kryer sulmin më të largët qëkur kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit.

BBC-ja ka raportuar të dielën se Izraeli ka sulmuar një aeroplan iranian që po furnizohej me karburant, në aeroportin e Mashhadit, në lindje të vendit.

Në anën tjetër, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka bërë Irakut që ta ndalojë Izraelin të përdorë hapësirën e tij ajrore për të nisur sulme.

Pezeshkian i tha homologut të tij irakian që të ushtrojë vigjilencë më të madhe “në mënyrë që territori irakian të mos keqpërdoret kundër Republikës Islamike të Iranit”.

Komento: