Ja ҫfarë shkruajtën mediat ndërkombëtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja ҫfarë shkruajtën mediat ndërkombëtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës

22:16 | 14 Dhjetor 2018

Sot Kosova formoi ushtrinë e saj, duke bërë kështu ushtrinë më të re në botë.

Mediat më të rëndësishme europiane dhe botërore kanë përcjellë lajmin nga Prishtina se Kosova ka formuar ushtrinë e saj të shtetit.

Media e njohur globale “The Guardian” nënvizon se Kosova ka formuar ushtrinë, ndërsa “Serbia po sheh mundësinë për ndërhyrje të armatosur”. Në këtë media shkruhet më tutje se ushtria u formua pasi parlamentarët në Kosovë i kanë dhënë “OK” formimit. Serbia e konsideroi këtë hap të Kosovës si “një mënyrë për destabilizim rajonal”, kurse shefi i NATO-s bëri thirrje për dialog.

Plot 107 politikanë të Kosovës kanë votuar “pro”, që të gjithë ata që ishin në Kuvend. Parlamenti i Kosovës ka gjithsej 120 vende, ndërsa të pranishëm ishin 107 parlamentarë, pasi nuk merrnin pjesë serbët, kryesisht.

Media tjetër e njohur BBC gjithashtu bën me dije se parlamenti i Kosovës ka votuar pro për krijimin e ushtrisë së shtetit të Kosovës.

BBC citon Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë, e cila është shfaqur tepër e hidhëruar em këtë vendim. Ndërsa në Prishtinë vendimi konsiderohet historik dhe hapi i dytë më i madh më i rëndësishme i shtetit të Kosovës që pas shpallës së pavarësisë në vitin 2008.

CNN, lajmin për krijimin e ushtrisë së Kosovës e ka përcjellë me titullin e madh: “Ligjbërësit e Kosovës miratojnë ushtrinë, ndërsa tensionet me Serbinë ngrihen”. Në shkrimin e medias prestigjoze bëhet një historik i shkurtër me atë që ka ndodhur në Kosovë, duke përmendur deri ngjarjet e fundit, te fakti që Serbisë i është vënë taksë me 100 përqind mbi produktet serbe dhe tanimë me krijimin e një ushtrie shtetërore për Kosovën.
Ligjbërësit në Kosovë kanë votuar me shumicë dërrmuese për të përmirësuar forcën e armatosur të vendit dhe për të krijuar një ushtri, një akt që ndez tensionet me Serbinë.

Në një deklaratë, qeveria e Kosovës tha të premten se kishte hartuar tre ligje – për të transformuar forcën e saj të vogël të Sigurisë së Kosovës (FSK) në një “forcë multietnike, profesionale, të armatosur dhe të autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë saj” rekrutimin e ushtrisë dhe për të ndryshuar Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se e drejta e Kosovës për një ushtri … rrjedh nga sakrifica dhe liria, nga sundimi i ligjit, sovrani, vullneti i qytetarëve për të mbrojtur dhe promovuar vlerat pro-perëndimore në Kosovë dhe më gjerë“,thuhet në deklaratë.

Komento: