Ja ҫfarë do të ndodh sot në Kosovë

08:59 | 09 Gusht 2019

Ngjarjet që do ta karakterizojnë ditën në vendin tonë:

Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata 1/2019. Merr pjesë presidenti Hashim Thaçi. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Lipjanit:
Agjenda:
11:00 – Vizitë punimeve në lumin Sitnica në fshatin Rufc

11:20 – Fillimi i punimeve për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Magurë

11:40 – Fillimi i rregullimit të shtratit të lumit në Janjevë

12:00 – Fillimi i pastrimit të shtratit të lumit Sllovi – Lipjan

12:20 – Konferencë për medie

12:40 – Vizitë në Shpellën e Gadimes (Fshati Gadime, Lipjan)

12:00 Hapja e festivalit “Play Fest” edicioni i parë. (Parku i Lirisë, Ferizaj)

15:30Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim një delegacion nga Komuna e Bingenit të Gjermanisë, në krye me kryetarin Thomas Feser. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

19:30Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, takon të rinjtë e Ferizajt.

Komento: