Ka tash e disa javë që duhet të qëndrojmë të izoluar për shkak të koronavirusit.
Në ditët e karantinës, interneti duket si argëtimi ynë i vetëm.
E vetmja hapësirë që na lejon të jemi të plotësisht të lirë, për të kërkuar ç’duam.
Nga çfarë kanë kërkuar shqiptarët gjatë thuajse 1 muaji izolim, kuptojmë edhe njëherë që as liria virtuale s’mund të jetë e plotë në kushte të tilla.
Shqetësimi më i madh i njerëzve lidhet me situatën aktuale!
Sipas një artikulli të publikuar në Monitor fjala më e kërkuar e shqiptarëve në Google gjatë 12 muajve të fundit është “koronavirus”!
Në fare pak kohë, njerëzit janë dyndur të mësojnë sa më shumë të jetë e mundur për virusin që ka izoluar botën, duke lënë pas edhe fjalën më të kërkuar të pak muajve më parë: “tërmet”!
Historia ndryshon në këto 30 ditët e fundit!
Sipas të dhënave të Google, fjala më e kërkuar nga shqiptarët është “leje për dalje”!
Të gjithë nxitojnë të aplikojnë për të kryer nevojat duke zbatuar urdhrat e qeverisë në lidhje me kufizimin e lëvizjes.
Fjala e dytë më e kërkuar, ka rezultuar “shqipëriaqëduam.al”, e më tej pasohet nga “Covid-19” dhe e-albania.