Ja ҫfarë ndodhi me 17 vjeҫarin që privoi nga jeta nënën e vëllain si dhe plagosi babain

09:53 | 16 Shkurt 2020

Një 17 vjeҫar privoi nga jeta nënën dhe vëllain e tij si dhe plagosi babain.

Një i ri nga Virxhinia është arrestuar në Karolinën e Veriut këtë të shtunë si i dyshuar për privimin nga jeta të nënës së tij dhe vëllait 6-vjeçar, thanë autoritetet.

Dyshohet se djali 17-vjeçar qëlloi dhe plagosi edhe babanë e tij në banesën e tij në Midland, i cili fatmirësisht mund të shpëtonte dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Babai tha se gruaja e tij dhe djali i vogël kishin vdekur nga plagët me mjet zjarri.

Menjëherë pas rastit, riu ka ikur me një Toyota Camry të kuqe e cila ishte raportuar e vjedhur.

Ai u gjet dhe u prangos në Karolinën e Veriut, tha zyra e sherifit në Virginia.

Midland është një zonë rreth 50 milje larg Washingtonit.

Komento: