Ja aktorët që do jenë pjesë e serialit ”Më Fal’’ deri në fund

22:54 | 24 Prill 2021

Këta aktorë do jenë pjesë e serialit ”Më Fal’’ deri në fund.

Seriali turk “Beni Affet”, apo siç përkthehet në shqip ‘Më Fal’, është njëri ndër serialet më të shikuara në trojet shqiptare.

Ky serial shikohet thuajse nga secila moshë. Frikë, emocion, dashuri e sekrete të shumta, i shoqërojnë protagonistët gjatë tërë kohës, shkruan rtv21.tv

Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2011 dhe xhirimet e fundit i ka mbaruar më 28 dhjetor të vitit 2018, kurse për publikun shqiptar vazhdon të transmetohet ende.

Gjatë këtyre viteve ka shumë aktorë që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktorë tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit.

Aktorët që me rolet e tyre i qëndruan besnik këtij seriali deri në episodin e fundit duket se janë, “Feridja”, “Murati”, “Kaderi”, “Sevgi”, “Osmani”, “Nazira” dhe “Shahini”

Komento: