Ja çfarë bëri sonte Liverpooli pa Shaqirin

22:57 | 21 December 2018

Liverpool ka marrë fitore të rëndësishme përballë Wolves, duke e mposhtur me rezultat 0 me 2.

‘Të Kuqtë’ kaluan në epërsi pas 18 minutave, me autor Mohamed Salah, që njëkohësisht mori lidershipin e golashënuesit më të mirë në Premier Ligë aktualisht, me 11 sosh.

Ndeshja ishte deri diku e baraspeshuar, derisa vendasit nuk rrezikuan asnjëherë portën e Alisson.

Virgil Van Dijk (68′) shfrytëzoi mjaft mirë krosimin e Salah për ta vulosur rezultat 2:0.

Në këtë ndeshje trajneri gjerman nuk i dha asnjë minutë heroi të javës së kaluar, Xherdan Shaqirit.

Ekipi i Klopp vazhdon të jetë në krye të tabelës me 48 pikë, ndërsa Wolves në vendin e shtatë me 25 pikë

Komento: