Komuna e Prishtinës ka dhënë një lajm të rëndësishëm.
Nesër në kryeqytet do të bëhet testimi i alarmit.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Prishtinës, raporton lajmi.net.
‘’Testimi do të realizohet pa zë në tingull të njëtrajtshëm, në kohë zgjatje dy herë nga 30 sekonda’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Testimi i fundit i sistemit të alarmimit në Prishtinë është bërë në vitin 2016.