Çfarë do të ndodhë me kredituesit që kanë kredi në Monego e Iute Credit?
Institucionet mikrofinanciare, Monego e Iute Credit janë mbyllur me vendim të BQK-së.
Ky vendim i menjëhershëm ka ardhur pasi dy kompanitë që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit.
Por, çfarë pritet të ndodhë tani me kredimarrësit që janë të lidhur me këto dy kompani?
Fehmi Mehmeti ka thënë se procesi i likudimit të kredive do të ndodhë. Guvernatori ka sqaruar se një person përgjegjës do të mbikqyrë tërë procesin e likuidimit të kredive deri në procesin përfundimtar.
Pra, të gjithë personat do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e Bankës Qëndrore të Kosovës.