Ja çfarë do të ndodhë me personat që kanë kredi në Monego e Iute Credit?

13:07 | 06 Dhjetor 2019

Çfarë do të ndodhë me kredituesit që kanë kredi në Monego e Iute Credit?

Institucionet mikrofinanciare, Monego e Iute Credit janë mbyllur me vendim të BQK-së.

Ky vendim i menjëhershëm ka ardhur pasi dy kompanitë që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit.

Por, çfarë pritet të ndodhë tani me kredimarrësit që janë të lidhur me këto dy kompani?

Fehmi Mehmeti ka thënë se procesi i likudimit të kredive do të ndodhë. Guvernatori ka sqaruar se një person përgjegjës do të mbikqyrë tërë procesin e likuidimit të kredive deri në procesin përfundimtar.

Pra, të gjithë personat do të paguajnë kreditë e tyre normalisht, proces që do të jetë nën përkujdesjen e Bankës Qëndrore të Kosovës.

Komento: