Ja çfarë dokumentesh moren ekipi negociator nga presidenti Thaçi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja çfarë dokumentesh moren ekipi negociator nga presidenti Thaçi

16:41 | 21 Janar 2019

Dialogu Kosovë – Serbi ka hyrë në fazën finale.

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë pas takimit me presidentin Thaçi se qëllimi i këtij takimi ka qenë të marrin gjithë dokumentacionin dhe raportin që ka presidenca në bisedimet me Serbinë.

Limaj ka thënë se delegacioni praktikisht duhet të fillojë nga pika zero dhe të nisë të prodhojë dokumente.

“E morëm një raport nga presidenti, kemi marrë një draft nga kryeministri dhe praktikisht me aq sa kemi po ndërtohet një dosje për të ecur përpara. Tani delegacioni do të punoj intensivisht që Kuvendit t’ia dërgoj platformën”, ka thënë Limaj pas këtij takimi.

Limaj thotë se nuk kanë marrë shumë dokumente dhe pak a shumë do të fillohet nga pika zero për të paraqitur qëndrimin e Kosovës dhe kjo thotë ai se do të jetë korniza e dialogut të mundshëm Kosovë – Serbi.

Komento: