Djali i Nexhat Dacit, Ariani ka humbur jetën sot në Brezovicë si pasojë e një orteku të borës.
Në ato momente, Daci ishte me shokun e tij, Ardian Bakalli, i cili shpëtoi me vetëm disa lëndime, shkruan Indeksonline.
Mirëpo para disa orësh, Daci kishte publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me shok, në një lokal të Brezovicës.
Kjo ishte edhe fotoja e tij e fundit, para se orteku të ia marr jetën
Për vdekjen e Dacit ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së akademikut Nexhat Daci.