Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nësër në vendin tonë do të ketë një mot me mjegull dhe ngrica kurse në pjesën e dytë të ditës do të ketë vransësira dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së, në disa vende kryesisht rreth lumenjve mjegulla do të jetë e qëndrueshme.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales dhe kjo situatë barike do të ndikoj që në troposferë mos të ketë qarkullim të vazhdueshëm të masave ajrit dhe kështu vlerat e ndotjes së ajrit do të mbeten të larta. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja”, thuhet në njoftim.