Këto janë temperaturat për nesër
Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.
Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s.