Ja çfarë moti na pret nesër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja çfarë moti na pret nesër

21:33 | 19 Janar 2019

Vendi ynë në ditët në vazhdim do të ketë një mot të ndryshushëm.

Në Kosovë nesër do të ketë reshje të shiut, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Komento: