Çfarë ndodh nëse dikush nga familja juaj preket nga koronavirusi.
Virusi vdekjeprurës që tashmë epiqendër ka Evropën, COVID-19, është përhapur gjithandej edhe në vendin tonë
Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë ka publikuar një grafik se si brenda një familjeje koronavirusi lind, përhapet dhe më pas përfundon brenda 19 ditësh.
Sipas grafikut te ISHP, nëse nëna në familje është me koronavirus ajo izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë.
Koronavirusin e ka vajza që e kalon e sëmurë për 7 ditë dhe më pas përfundon por që më pas koronavirusin e ka edhe vëllai. Ai e nis dhe e përfundon koronavirusin brenda 14 ditësh pa asnjë simptomë.
Me pas në 7 ditët e fundit sëmuret babai, i cili e nis izolimin dhe e përfundon në po kaq ditë duke i dhënë fund edhe ciklit 19- ditor të koronavirusit brenda një familje.