Ja çfarë pritet të ndodh nesër në seancën konstituive – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja çfarë pritet të ndodh nesër në seancën konstituive

15:34 | 25 Dhjetor 2019

Nesër do të mbahet seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Njohësi i rrethanave politike, Albert Krasniqi, ka thënë sot se hyrja në seancën e ditës së enjte të Kuvendit të Kosovës pa një marrëveshje në mes partive politike për bashkëqeverisje, nuk duhet që t’i gjejë partitë politike pa një marrëveshje për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Ish-hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi, ka deklaruar se nëse nesër shkohet drejt seancës konstituive pa marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë partitë politike të paktën duhet të merren vesh për pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas tij, pozita e Kryetarit të Kuvendit është prestigjioze dhe i jep autoritet personit që e përfaqëson Kuvendin.

“…,mirëpo, kompetencat janë më shumë administrative, të një kujdestari që mban rend dhe rregull në mbledhje”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline

Më tej, Krasniqi theksoi se Kuvendit duhet të konstituohet nesër dhe skenat e ngërçit të vitit 2014 nuk duhet të tolerohen.

“Vendi nuk mund të mbahet peng derisa partitë politike t’i përmbushin ambiciet e tyre për pushtet”, ka deklaruar ai.

Komento: