Sot është varrosur zv.Ministri i Ministrisë së Diasporës, Arian Daci.
Atij i është dhënë lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë, kolegët dhe shumë njerëz të tjerë, shkruan “Kosovarja”.
Arian Daci mbeti i vdekur në Brezovicë nga një ortek bore. Daci, ishte adhurues i madh i skijimit, sport të cilin edhe e aplikonte profesionalisht prej shumë vitesh.
Në skijat e të ndjerit, shkruante “Sick day”.
Nga shokë e miq të tij, bëhet e ditur se ditët më të lumtura dhe më të “smuta” të tij ishin ato kur skijonte, shkruan “Kosovarja”.