Ja çfarë thoshte Vjosa Berisha për betejën me kancerin

17:09 | 23 Qershor 2022

Çfarë thoshte Vjosa Berisha për betejën me kancerin?

Sot është ndarë nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha.

Lajmin për vdekjen e Vjosës e ka dhënë bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Regjisorja e ndjerë kosovare para disa muajsh në një intervistë kishte folur rreth betejës së saj me kancer.

Ajo ndër tjerash kishte thënë se nuk e konsideronte veten paciente, pasi që kjo nuk e kishte ndalur ti bënte gjërat që donte.

Komento: