Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është vizituar nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa si dhe anëtarët e kryesisë të kësaj partie.
Me anë të një komunikate për media LDK, tregon se çfarë u bisedua gjatë këtij takimi, transmeton Indeksonline.
Sipas tyre, në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.
Mustafa e falënderoi Ambasadorin e ShBA-së për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.
Sipas njoftimit të LDK-së, ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.