Ja çfarë u bisedua mes Mustafës dhe ambasadorit amerikan

17:47 | 31 Dhjetor 2018

Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është vizituar nga Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa si dhe anëtarët e kryesisë të kësaj partie.

Me anë të një komunikate për media LDK, tregon se çfarë u bisedua gjatë këtij takimi, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, në takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.

Mustafa e falënderoi Ambasadorin e ShBA-së për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.

Sipas njoftimit të LDK-së, ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.

Komento: