Ja çfarë zanate kishin më parë politikanët kosovarë

14:37 | 30 Dhjetor 2019

Dikur nuk i ishin në pozita të larta siq i kanë sot.

Sot janë njerëz të rëndësishëm në jetën politike, por dikur bënin punë nga më të thjeshtat për ta ndihmuar familjen në kohë krize, për t’i financuar studimet dhe për të qenë të pavarur financiarisht.

Sot janë njerëz të suksesshëm në jetën politike, por jeta nuk ishte treguar gjithmonë kësisoj me ta.

Shumë politikanë të sotëm në Kosovë dikur bënin punë nga më të thjeshtat për t’i ndihmuar familjet në kohë krize, për t’i financuar studimet e edhe për të qenë të pavarur financiarisht, ndonëse nuk ishin në moshë madhore.

Njëra ndër to është edhe deputetja e rizgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ish-ministrja ka rrëfyer për “Zërin” se si para shumë vitesh gjatë pushimeve verore të shkollës së mesme qëndiste jelekun e arit për ta mbështetur financiarisht familjen.

Po kështu edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dikur shërbente çaj në një çajtore të vogël në këtë qytet për t’i ndihmuar familjes së tij.

Ndërkohë, kryetari aktual i Mitrovicës Agim Bahtiri vite më parë ndihmonte babanë e tij, i cili bënte tregti me bagëti.

Që të tre këta politikanë të sotëm kanë thënë se mburren me punën që kanë bërë.

Sipas tyre, çdo njeri i suksesshëm e ka pasur një jetë të vështirë në fëmijëri

Komento: