Vetwm dy vite ka zgjatur qëndrimi i Christian Panuccit në krye të Kombëtares Shqiptare.
FSHF, në mëngjesin e së shtunës përmes një komunikate ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian, Christian Panucci.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftim.
Christian Panucci ishte prezantuar si trajner i Shqipërisë në korrik të vitit 2017, duke zëvendësuar të larguarin Gianni de Biasi.
Ndeshja e parë e Panuccit në krye të Shqipërisë ishte e shtatorit të vitit 2017, në fitoren 2:0 ndaj Lihtenshtajnit.
45 vjeçari, gjatë kësaj periudhe ka drejtuar Shqipërinë në 15 ndeshje, duke arritur vetëm katër fitore, dy barazime dhe nëntë humbje.
Rezultatet e Shqipërisë nën drejtimin e Panuccit:
Shqipëri 2:0 Lihtenshtajn
Maqedoni 1:1 Shqipëri
Spanjë 3:0 Shqipëri
Shqipëri 0-1 Itali
Turqi 2:3 Shqipëri
Shqipëri 0-1 Norvegji
Shqipëri 0-3 Kosovë
Shqipëri 1:4 Ukrainë
Shqipëri 1:0 Izrael
Skoci 2:0 Shqipëri
Shqipëri 0-0 Jordani
Izrael 2:0 Shqipëri
Shqipëri 0-4 Skoci
Shqipëri 1:0 Uells
Shqipëri 0-2 Turqi