Ja cilat janë kushtet e mbetura të PSD-së për votimin e buxhetit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja cilat janë kushtet e mbetura të PSD-së për votimin e buxhetit

10:39 | 02 Shkurt 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur t’i përmbush kushtet e kërkuara të PSD-së për votimin e Buxhetit.

Pas shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, Partia Social Demokrate pret plotësimin edhe të disa kushteve tjera para se të votojë për buxhetin.

PSD-së i kanë mbetur edhe katër kushte që ia kishte vënë qeverisë Haradinaj për kalimin e buxhetit.

Kushtet e mbetura janë votimi i Ligjit për Pagat, Ligji për Dialogun, Krijimi i Komisionit Ad-Hoc për pensione si dhe Ligjin për Qeverinë.

Tri projekligjet e para duhet të miratohen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës para se PSD të jap votë për buxhetin.

Ndërsa ligji për Qeverinë do të merr kohë më së shume se tjerat derisa të votohet.

Projektligji për buxheti kalon me shumicën e thjeshtë të deputetëve të pranishëm

Sot është paraparë që të votohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2019 dhe Ligji për Nivelizimin e Pagave që shkaktoi krizë të grevave në vend.

Një dështim i votimit të buxhetit sot do të thotë mungesë të pagave për sektorin publik për muajin shkurt ndërsa një dështim tjetër i votimit të buxhetit deri në mars do të thoshte rënie e qeverisë.

Komento: