Ja cilat parti politike kanë borxh në PZAP – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja cilat parti politike kanë borxh në PZAP

13:54 | 18 Shtator 2019

Dy parti politike kanë borxh në PZAP.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte dënuar subjektet politike më 257 mijë e 230 euro për shkak të shkeljeve që kishin bërë gjatë procesit zgjedhor.

Deri më tani subjektet politike kanë paguar gjithsej 251 mijë e 450 euro, kurse pa paguar kanë mbetur edhe 5 mijë e 900 euro.

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka treguar se cilat janë subjektet të cilat nuk kanë paguar gjobat.

“Subjekti politik Alternativa është gjobitur me 15,450.00 euro dhe deri me tani ka paguar 11,750.00 euro, ndërsa pjesën tjetër të borxhit në shume prej 3.700.00 euro do ta paguaj në këste sipas një marrëveshje/ujdie të arritur në mes të PZAP-it dhe Subjektit Politik Alternativa. Subjekti politik KTAP është gjobitur me 2,200.00 euro, nuk ka paguar gjobat”, ka thënë Desku.

Ai ka shtuar se PZAP-i në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjet tjera te aplikueshme të Republikës se Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për inkasimin/përmbarimin e këtij borxhi nga subjekti politik në fjalë.

“Subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat nuk do të mund te certifikohen për te marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai për Telegrafin.

Desku tha se subjektet politike kryesisht janë gjobitur për shkak te shkeljes se kodit te mirësjelljes se subjekteve politike, mbështetësve dhe përkrahësve te tyre te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Me neni 33 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP-së) janë të sanksionuara Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike, ku në mënyrë të qartë thuhet se gjatë periudhës së fushatës që nënkupton fushatën zyrtare të zgjedhjeve, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidateve të tyre ju ndalohet bërja e fushatës zgjedhore. Në LZP nuk është përfshirë sanksionimi i fushatës para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve e qe nënkupton se PZAP-i nuk mund të caktoj dënime lidhur me këto aktivitetet qe po bëjnë subjektet politike ne këtë kohë. PZAP-i, mund te caktoj dënime për veprimet e ndaluara sipas nenit 33. të LZP-se vetëm gjatë periudhës se fushatës zyrtare zgjedhore”, ka thënë ai.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatë të cilët garojnë për deputetë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!