Ja cilat shtete po e përkrahin shkëmbimi e territoreve

23:20 | 30 Mars 2019

Çështje e Kosovës vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve nga shtetet e mëdha.

Gjykata Speciale e ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer si aktualitet në mediat ndërkombëtare.

Gazeta austriake, “Der Standard” i ka kushtuar një artikull këtyre dy zhvillimeve në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj gazete, Serbia ka ende dokumente dhe prova për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjithnjë sipas këtij raportimi, dokumentet shënjestrojnë disa prej komandantëve nga zonat e Drenicës dhe Dukagjinit.

Në të njëjtin artikull, përmendet edhe presidenti aktual i Kosovës, dikur ish-pjesëtar i UÇK-së, Hashim Thaçi, si njëri nga ata që mund të ftohet për intervistim nga Haga.

Kjo gazetë tutje vë në shprehje edhe shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve do të diskutohet prapa dyerve të mbyllura nga Thaçi dhe Vuçiq. Ata janë të përkrahur nga lobistët amerikan. Realisht kjo ide është duke u përkrahur edhe nga adminsitrata e Trump”, shkruan kjo gazetë.

Sipas së njëjtës shtetet e BE-së që e përkrahin këtë ide janë Franca, Hungaria dhe Austria.

Madje, kjo ide sipas “Der Standard” po përkrahet edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

E sipas së njëjtës, ideja në fjalë është duke u kundërshtuar fuqishëm nga shtetet e tjera të BE-së të cilat kanë bërë thirrje se kjo mund të çojë në një konflikt të ri.

Komento: