Ja çka dihet deri tani për tragjedinë në Mal të Zi

23:13 | 12 August 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi.

34-vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë sot dhjetë persona në Cetinje, më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga një bashkëqytetar.

Prokurorja kujdestare, Andrijana Nastiq, tha për TV Vijesti, pas përfundimit të hetimeve, se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend, ndërsa nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë kanë vdekur pas plagëve të marra.

Dy fëmijë u vranë gjithashtu, dhe në mesin e gjashtë të shtruarve në spital dy në Cetinje dhe katër në QKKG – është një polic. Siç tha Nastiq, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar.

Komento: