Ja çka do të ndodh sot në Kosovë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja çka do të ndodh sot në Kosovë?

08:25 | 22 Janar 2019

Plotë ngjarje do të ndodhin sot në gjithë vendin tonë.

09:15 – 11:15

Kryetari i SBASKK-ut, Rrahman Jasharaj, në ditën e shtatë të grevës viziton komunën e Pejës.

Agjenda:

09:15 – Vizitë në çerdhen “Pëllumbat e Paqes”

10: 15 – Vizitë në gjimnazin “Pedri Pejani”

11:15 – Vizitë në shkollën e mesme të ulët “8 Marsi”

10:00

Organizata “Let’s Do It Kosova”, mban punëtorinë “Politikat mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre”. (Restorant “Rings”, Prishtinë).

10:00

Mbahet seminari përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”. Marrin pjesë zv.kryeministri Enver Hoxhaj; ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa; Katri Raik, ministre e Brendshme e Estonisë; Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së etj. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri).

10:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e punës së Komisionit për vitin 2018 dhe draft-planin e punës për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

11:00

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projekt-Statutin e “Trepçës” dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të ndërmarrjes “KOSTT”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303).

11:00

Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës protestojnë lidhur me mosrritjen e pagave si dhe moskthimin nën menaxhim të Komunës sipas Ligjit për Kryeqytetin. (Para Komunës së Prishtinës).

11:00

Mbahet debati me temën “Pozita dhe problemet e komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Qendra Mediale, Çagllavicë).

11:00

Komuna e Vushtrrisë dhe Luxembourg Aid & Development nënshkruajnë marrëveshje për shndërrimin SHMT “Lutfi Musiqi” në Qendër të Kompetencës. (Komuna e Vushtrrisë).

11:00

Bëhet përurimi i Amfiteatrit të Fakultetit Juridik. (Fakulteti Juridik, UP).

13:30

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, mban konferencë për medie. Do të prezantohet Raporti Vjetor i punës dhe Buletini i Gjykatës Supreme për vitin 2018. (Pallati i Drejtësisë, objekti E).

14:00

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj prezanton Raportin e punës për vitin 2018. (Amfiteatri i Universitetit të Shkencave Aplikative, Ferizaj).

15:00

Grupi për Ballkan lanson projektin “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal”. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj; ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad etj. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë).

15:00

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës mban Kuvendin e II-të inaugurues, në të cilin do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe strukturave të reja. (Hotel “International Prishtina”, Prishtinë).

16:00

Profesori Marc Ëeller nga Universiteti i Cambridget do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temën: “Dialogu Kosovë-Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (UBT, Prishtinë).

18:00

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian shfaqë filmat e dy regjisorëve nga Kosova. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, Prishtinë).

18:00

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant “Rron”, Veternik, Prishtinë).

Komento: