Ja çka do të ndodh sot në vendin tonë

08:33 | 25 Dhjetor 2018

Edhe pse sot është festë për Krishtlindje, në mbarë vendin dontë do të zhvillohen disa aktivitete.

Sot në mbarë botën festohen Krishtlindjet edhe në vendin tonë gjatë ditës së sotme ngjarjet do të karakterizohen me këtë festë.

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që do të shënojnë ditën e sotme:

09:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm. (Shtëpiza e drurit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).

11:00

Mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. (Katedralja “Shën Tereza”, Prishtinë).

11:00

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren. (Katedralja “Zoja Ndihmëtare”, Prizren).

12:00

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës organizon shërbesen e Krishtlindjes. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

Komento: