Ja çka ndodh sot në Kosovë

08:35 | 24 Maj 2021

Çka ndodh sot në Kosovë.

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, e hënë 24 maj 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 09:00).

Mbahet protestë para objektit të Ministrisë së Mjedisit për të shprehur pakënaqësitë mbi gjendjen mjedisore në Drenas dhe fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit. (Para ish- Pallatit të Rilindjes Prishtinë, ora 10:00).

Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. (Aksioni nis prej orës 10:00 tek ura në Shkugëz).

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. (Ora 11:00).

Komisioni për Shëndetësi shqyrton draft-planin e punës së komisionit për 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00).

Kryesia e Kuvendi të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 12:00).

Prezantohet ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptar të moshës 16-30 vjeç në Kosovë, mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor. (Kinema “Armata”, Prishtinë, ora 12:00).

Protestohet kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave. (Korzoja e qytetit në Pejë, ora 12:00).

Presidentja e Kosovës VJosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00).

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. (Lapidariumi përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 14:00).

Nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në komunën e Gjakovës. (Stacioni Policor në Gjakovë, ora 15:45).

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, viziton degën e shoqatës në Prizren. (Ora 19:00).

Komento: