Kjo çështje problematike vazhdon të përhap koronavirusin më shpejt se çdo gjë tjetër.
Tani që vaksina Pfizer është aprovuar për përdorim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA ndihma është në rrugën e sipër.
Por ekspertët paralajmërojnë që kemi një dimër të vështirë përpara, me një virus që aktualisht nuk tregon shenja të dobësimit, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Kjo dhimbje e çuditshme mund të jetë shenja e parë që jeni duke kaluar një infeksion me Sars-CoV-2
Dr. Deborah Birx, koordinatorja e reagimit ndaj lajmeve të koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, ka një mesazh për ne duke thënë se: kërcënimi më i madh që ka më shumë të ngjarë të përhap Covidin – vjen në formën e bartësve asimptomatikë, të cilët kanë më shumë gjasa të përhapin koronavirus se sa ata që shfaqin simptoma të njohura.
Në një intervistë më 8 dhjetor me ‘The Wall Street Journal’, Dr. Birx theksoi këtë pikë dhe iu lut publikut të merrte masa paraprake, edhe kur besojnë se vetë dhe të tjerët janë të sigurt.
Njerëzit me të vërtetë duhet të kuptojnë se sa e zakonshme është përhapja në nivel asimptomatik dhe se shumica e njerëzve nuk e dinë se janë infektuar – shpjegoi ajo.
Derisa vaksina të arrijë popullatën e përgjithshme, për të cilën Dr. Anthony Fauci, thotë se duhet të fillojë në muajin “mars, eventualisht prill” dhe të vazhdojë deri në fillim të verës, Dr. Birx argumentoi se “e vetmja mundësi për parandalim që kemi” është ndryshimi i sjelljes.
Ne po shohim qarkullim të personave duke lëvizur nga hapësirat publike në hapësira private ndërsa mblidhen të maskuar … Mirëpo, nëse nuk ndryshojmë mënyrën se si mblidhemi, do të vazhdojmë të kemi këtë rritje në të gjithë vendin,” tha Dr. Birx.