Ja çka pritet të ndodh sot në Kosovë

08:09 | 23 Mars 2019

Sot në Kosovë do të mbahen disa aktivitet të ndryshme.

Federata e Ping-Pongut e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Ping-Pongut “Vitia”, organizojnë turneun për seniorë në ping-pong “Flakadani i Karadakut”. (ShMT “Jonuz Zejnullahu”, Viti)
10:00 – 16:00

Nën përkujdesjen e Komunës së Ferizajt, organizohen disa aktivitete për të shënuar 30-vjetorin e demonstratave të 23 marsit 1989.

Agjenda:

10:00 – Përurimi i pllakës përkujtimore (ShFMU “Pavarësia”, Balaj);
10:30 – Homazhe (Sheshi “Hyrë Emini”, Ferizaj);
10:40 – Përurimi i pllakës përkujtimore (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj);
11:00 – Akademia solemne (Teatri “Adriana);
16:00 – Kolonia artistike/ Ekspozitë (Aktiviteti fillon në orën 10:00 – Sheshi “Hyrë Emini”, Ferizaj).

11:00
Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana”, Ferizaj)

11:00
Shoqata “Miqtë e Amerikës” do ta bëjë zëvendësimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, në një ceremoni rasti. (Te Shtatorja e Bill Clintonit, Dardani)

11:00
Kolegji UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)

11:00
Ndahen shpërblimet e Garës Kombëtare në gjuhën angleze, ku morën pjesë 2000 nxënës nga 20 komunat e Kosovës. (Kolegji “Mehmet Akif”, Lipjan)

11:00
Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera” organizon edicionin e gjashtë të garës së inteligjencës “Eureka”. 255 finalistë nga 27 komuna, do të garojnë në finale. (Gjimnazi “Hasan Nahi”, Veternik)

12:00
Jepet shfaqja për fëmijë “Princeshat dhe Dragoi”, me regji nga Melihate Qena. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

12:00
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nënë Terezë”, Prishtinë)***

12:10
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Grandit, Prishtinë)***

16:30
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Bullgarisë, që e zhvillon të hënën, më 25 mars. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)***

17:00

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec shënon 29-vjetorin e themelimit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec)

Komento: