Ja çka thotë Milaim Zeka për ata që e krahasojnë Thaçin me Vuçiqin

19:56 | 02 Shkurt 2019

Deputeti i Nismë Socialdemokrate, Milaim Zeka, flet për ata që e krahasojnë, presidentin Thaçi me Vuçiqin.

Kuvendi i Kosovës po debaton për Projektligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.

Duke iu përgjigjur parafolësve të tij, dhe deklaratave për presidentin Thaçi nga deputetët e VV-së, Milaim Zeka i Nismës tha se ka ‘no comment’ për ata që e krahasojnë presidentin e Kosovës me atë serb.

Sipas Zekës, askush nuk mund ta ndalojë Thaçin të takohet me Mogherinin në Bruksel.

Madje ai pati një epitet për ata që e mendojnë të kundërten.

“Një thirrje publike për LDK-në dhe VV-në, hajde të bëhemi bashkë në politikën tonë të jashtme të dialogut”, tha ai.

“Ata që mendojnë që munden me e stopu presidentin Thaçi të takohet me Mogherinin, ata janë njerëz që politikisht mendojnë si beba jem që i ka tri vite”, përfundoi ai

Komento: