Ja deri kur do të merr mot i ngrohtë në Kosovë

19:37 | 27 August 2019

Deri më 4 shtator temperaturat e larta nuk largohen nga Kosova.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat e larta në Kosovë do të vazhdojnë deri më 4 shtator.

Në parashikimin për ditët e fundit të gushtit, IHMK ka thënë se masat e ajrit që janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin Ballkanik do të mbesin akoma duke mbajtur temperaturat e larta në vend.

“Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim të IHMK-së.

IHMK ka thënë se muaji korrik ishte muaji më i nxehtë sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, ndërsa valën e të nxehtit afrikan e vazhdoi edhe gushti.

Për dy ditët në vijim, 28 dhe 29 gusht, pritet që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Komento: