Ja ku e priti Sylejman Selimi festën e Vitit të Ri

22:18 | 02 Janar 2019

Për festën e Vitit të ri është liruar ish -komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Sylejman Selimi.

Selimi ka kaluar natën e vitit të ri jashtë burgut.

Fotografitë me të i ka bërë publike Jahir Morina Gipa, pronar i kompanisë ‘Princesha’, që merret me ndërtimtari.

Ai ka shkruar se vitin e ri e ka festuar me Sylejman Selimin dhe familjen e tij.

“Është nder dhe kënaqësi që festen e vitit të ri 2019 ta kalosh duke festuar me familjen dhe me Gjeneral Sylejman Selimin! Uroj që ky vit ta sjellë atë pranë familjes dhe kolegëve ne Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Morina Gipa.

Komento: