Ja ku gaboi Milan! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja ku gaboi Milan!

00:03 | 04 Shkurt 2019

Roma dhe Milani sot u ndanë në paqe.

Roma dhe Milani ishin thirrur “nën armë” në stadiumin “Olimpico”, për të thënë diçka më shumë në luftën për një vend në Champions, por barazimi mes tyre në Serie A i ka lënë llogaritë të hapura.

Verdhekuqtë dhe skuadra mike morën nga një pikë, që i mban në të njëjtat pozita: Milani i katërti dhe Roma pas tij.

Krzysztof Piątek i dha avantazhin miqve pas një ngulmimi të brazilianit Paquetà në të majtën e sulmit, por festa e kuqezinjve zgjati vetëm një pjesë.

Me rinisjen e lojës, Zaniolo barazoi për Romën në një përplasje me fat të topit, që nuk kishte vëmendjen e duhur nga prapavija kuqezi.

Mbrojta e Milanit dështoi keq në pjesën e dytë të takimit duke ia dhuruar një pikë të vlefshme ekipit vendas.

Komento: