Ja ku goditen raketat te centralin bërthamorë

11:54 | 04 March 2022

OKB thotë se sulmi te centrali bërthamor goditi një qendër trajnimi

Kreu i agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se ishte një qendër trajnimi në një central bërthamor ukrainas që u godit në një sulm nga ushtria ruse.

Në raportet e mëparshme pati diskutime lidhur me atë se cila pjesë e uzinës ishte prekur nga zjarri që shpërtheu pas granatimeve.

Zëdhënësi i centralit bërthamor, Andriy Tuz, i tha televizionit ukrainas gjatë natës se predhat ranë drejtpërdrejt në objektin e centralit bërthamor dhe i vunë zjarrin reaktorit që nuk funksiononte dhe një ndërtese trajnimi.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, tha të premten se godina ishte një qendër trajnimi dhe “jo pjesë e reaktorit”.

Ai tha se ukrainasit janë ende në kontroll të reaktorit.

Komento: