Presidenti gjithmonë tregon se i pëlqen shëtitja në natyrë.
E sot ai ka zgjedhur Parkun Gërmia për të shëtitur.
Bashkë me të ka dal edhe Rrustem Mustafa – Remi, ish komandant i UÇK-së së Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i PDK-së.
Është Rrustem Mustafa ai që ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet bashkë me presidentin dhe me njërin nga bashkëluftëtarët e tij.
“Me Presidentin dhe Sejdi Rama ecje shtigjeve në lartësitë e Gërmisë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij.