Ja ku po përfundon Kepa

21:47 | 17 Korrik 2022

Kepa Arrizabalaga, ka rënë në zgjedhjen e dytë te Chelsea prej disa kohësh.

Ai bëri gabime të mëdha në momente të caktuara që e humbën vendin numër një, gjë që u konfirmua me ardhjen e Mendy në 2020, përcjell ORAinfo.

Prandaj, portieri dëshiron të marrë kohën e rregullt të lojës larg Stamford Bridge dhe dritarja e verës i ofron atij disa opsione interesante. Një prej tyre është edhe ai i Napolit, përcjell ‘Marca’.

Skuadra italiane është në kërkim të një portieri për të luftuar për vendin numër një me Alex Meret, i vetmi portier që Napoli ka pas largimit të David Ospina në Al Nassr të Arabisë Saudite. Dhe Kepa duket se është njeriu i zgjedhur./ORAinfo/

Komento: