Ja ku po përfundon Rodriguez

22:19 | 11 Gusht 2019

Ende nuk dihet saktë e ardhmje e James Rodriguez.

Skuadra e Napolit nuk e ka ndërmend të dorëzohet në synimin e saj për transferimin e James Rodriguez.

James është në listën e dëshirave të Napolit qysh nga fillimi i merkatos, duke qenë objektivi kryesorë i skuadrës.

Kolumbiani thuhet se mund të qëndrojë tek Real Madrid, por Napoli do të tentojnë edhe një tjetër formë për shërbimet e tij.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, italianët po interesohen që ta huazojnë James, edhe pse spanjollët dëshirojnë vetëm shitjen e tij për së paku 40 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ do të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe ta lënë të lirë lojtarin

Komento: