Ja ku po transferohet Mandzukic

11:17 | 14 Gusht 2019

Mario Mandzukic, dëshiron vetëm kalimin te Bayer Munchen.

Për reprezentuesin kroat këtë verë, ka pasur disa oferta, përfshirë edhe skuadra të mëdha evropiane.

Skuadra spanjolle Sevilla, është e fundit nga një seri klubesh që po kërkojnë 33 vjeçarin, por sipas Tuttosport, Mandzukic ka refuzuar opsionin për t’u transferuar në La Liga.

I njëjti burim thotë se Bayern Munich, është klubi i vetëm që Mario Mandzukic dëshiron, nëse largohet nga Juventus.

Te Bayern Munich, Manduzikic do të takohej me trajnerin kroat, Niko Kovaç, dhe anësorin Ivan Perisic.

Komento: