Pa asnjë shenjë të një marrëveshjeje me Alexis Sanchezin për një zgjatje të kontratës, Marseille ka nisur të mendojë për opsionet për të udhëhequr sulmin sezonin e ardhshëm.
Klubi francez raportohet se ka identifikuar Pierre-Emerick Aubameyang si një opison të mundshëm.
Sulmuesi nga Gaboni, që iu bashkua Chelseat vitin e kaluar, nuk është se ka lënë gjurmë dhe klubi është i hapur për largimin e tij.
Ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por besohet se nuk bënë pjesë në planet e “Bluve”.
“L’Equipe” ka raportuar se kontakti fillestar është bërë dhe Aubameyang mund të rikthehet në Ligue 1.
Trajneri i ri Marseillet, Marcelino, thuhet se e sheh 34-vjeçarin si futbollist që do t’i përshtatej formacionit 4-4-2, që ai dëshiron të zbatojë.
Për sulmuesin e Chelseat interesim raportohet se ka edhe nga Arabia Saudite dhe duke marrë parasysh aspektin financiar, kjo mund ta pengojë Marseillen në misionin për transferimin e Aubameyangut.