Ja kujt ia dedikon Flori Mumajesi çmimin e parë në “Kënga Magjike”

08:49 | 09 Dhjetor 2018

Kantautori njohur shqiptar Flori Mumajesit ka folur pasi mori çmimin e parë në “Kënga Magjike”.

Mbrëmë u mbajt finalja e festivalit “Kënga Magjike”.

“Kënga Magjike” edhe në këtë edicion kishte konkurrencë të fortë mes artistëve, shkruan lajmi.net.

Çmimin kryesor në këtë kompeticion arriti ta marrë kantautori Flori Mumajesi, i cili garoi me baladën “Plas”.

Pasi përfundoi nata finale, Flori përmes një postimi në Instagram, këtë trofe ia dedikoi fansve të tij.

“Fitorja juaj…Dedikuar ju”, ka shkruar Flori mbi këtë fotografi.

Për ndryshe, përveç çmimit të parë, Flori Mumajesi me “Plas” ka rrëmbyer edhe çmimin për “Baladën më të mirë”.

Komento: