Nuk është më i pari i Qeverisë.
Ramush Haradinaj, dha dorëheqje sot nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Dorëheqja e tij vjen pas ftesës që ai mori nga Specialja për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.
E në një mbledhje që ka pasur me strukturat e partisë, Haradinaj ka bërë të ditur se letër-horëheqjen do ta dorëzojë tek presidenti Thaçi të hënën.
“Nuk kam dashur të shkoj në gjykatë si kryeministër, sepse do të ishte e rëndë për vendin, andaj ofrova dorëheqjen. Të hënën do ta dorëzoj letër-dorëheqjen edhe te presidenti. Më mirë do të ishte që të caktohen zgjedhjet dhe ta jap mandatin populli për kryeministër”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se në Hagë do të udhëtojë javën e ardhshme.
Ndërkohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se nga Specialja ka marrë ftesë edhe këshilltari i tij, Bislim Zyrapi