Ja kur do ta shohim super-përballjen Barça – Man Utd

15:53 | 07 Nëntor 2022

Zbulohet edhe orari i Ligës së Evropës, ja kur do ta shohim super-përballjen Barça – Man Utd.

Krahas Ligës së Kampionëve, sot është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës, respektivisht për fazën e “play-offit”.

Pa dyshim, dueli kryesor dhe më i madh i kësaj faze është ai mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Në ndërkohë, UEFA e ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve të kësaj faze eliminuese, shkruan Gazeta Express.

Kështu, ndeshjet e para do të luhen më 16 shkurt 2023, kurse ato të kthimit pas një jave, më 23 të atij muaji.

Më pas, e teta e finales do të luhet më 9 e 16 mars.

Çerekfinalja më 13 e 20 prill, kurse gjysmëfinalja më 11 e 18 maj.

Ndërkaq, finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet më 31 maj 2023.

Vlen të përmendet fakti se së tetës së finales do t’i bashkohen edhe ekipet si: Arsenal, Betis, Fenerbahçe, Ferencváros, Feyenoord, Freiburg, Real Sociedad dhe Union Saint-Gilloise.

Komento: