Ja kur do ta zbulojë të ardhmen Lewandowski

21:33 | 29 Maj 2022

Robert Lewandowski, ka premtuar se informacioni për të ardhmen e tij është i pashmangshëm, me sulmuesin e Bayern Munichut duke thënë se “do të vijë koha së shpejti” për të zbuluar hapat e tij të ardhshëm mes spekulimeve për një lëvizje te Barcelona.

Sulmuesi veteran ka refuzuar kushtet e reja në Allianz Arena dhe dëshiron të përfundojë kohën e tij me skuadrën nga Bundesliga pas një tjetër fushate të suksesshme në ligë, me Blaugrana që mendohet të jetë destinacioni i tij i mundshëm, përcjell ORAinfo.

Pala gjermane e ka bërë të qartë se ai ka ende një kontratë për të përmbushur, por mes lidhjeve të forcuara, sulmuesi ka zbuluar se një përditësim është i afërt./ORAinfo/

Komento: