Ja kur do ta zgjedh LDK kryetarin e ri

15:46 | 17 July 2019

LDK cakton datën se kur do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar datën e Kuvendit Zgjedhor, i cili do të mbahet më 3 gusht të këtij viti.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj partie, nën udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Gjatë takimit u vendos që orientimisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, potencon kjo parti.

Komento: