Ja kur do të dalë Greqia nga mbikëqyrja speciale e BE-së

23:30 | 16 Qershor 2022

Greqia shumë shpejtë do të dalë nga regjimi i mbikëqyrjes së BE-së

Nga 20 gushti, Greqia do të dalë nga regjimi i mbikëqyrjes së zgjeruar të BE-së të cilit i është nënshtruar që nga paketa e shpëtimit të vitit 2010 dhe do të kalojë në ciklin e rregullt të mbikëqyrjes së Semestrit Evropian.

Këtë e kanë bërë të ditur presidenti i Eurogrupit, Paschal Donohoe dhe komisioneri i BE-së për ekonominë, Paolo Gentiloni.

“Për Greqinë, unë paraqita raportin tonë të katërmbëdhjetë të mbikëqyrjes së zgjeruar dhe u konfirmova ministrave se Komisioni nuk ka ndërmend të vazhdojë me raportin e mbikëqyrjes së zgjeruar përtej gushtit,” shpjegoi Gentiloni.

Ndërkaq ministrat e Eurozonës e mirëpritën propozimin.

Komento: