Ja kur do të përfundojë ndërtimi i “San Siro” të ri

15:54 | 04 Mars 2019

Stadiumi San Siro thuhet se pritet të shndërrohet një stadiumi më të madh dhe më modern, që Interi dhe AC Milan pritet të përdorin që nga viti 2023.

San Siro u ndërtua në vitin 1926 dhe u mbikëqyr nga presidenti i atëhershëm rossoneri Piero Pirelli. Tani duket sikur të dy klubet janë gati të arrijnë një marrëveshje për të ndërtuar një stadium të ri me një kapacitet prej më shumë se 60,000 ulëseve përcjell ORAinfo.

La Republicca deklaron se këshilli bashkiak i ka dhënë dritën jeshile projektit. Ndërsa Milan ka dhënë miratimin, Interi akoma duhet ta japë atë, por pritet të thonë ‘po’ për të.

Stadiumi i ri do të jetë më modern se San Siro dhe ka të ngjarë të ketë objekte të reja sportive dhe rekreative, përveç qendrave tregtare.

Do të ndërtohet rreth 100 metra larg nga ku është San Siro, me projektin që pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro./ORAinfo/

Komento: